Presidenti çek dërgohet në spital në mes të trazirave politike në Çeki

17:33 10/10/2021

Presidenti i Çekisë Milos Zeman është dërguar në spital mes trazirave politike pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare.

77-vjeçari është një duhanpirës i rregullt dhe ish-përdorues i alkoolit, si dhe vuan nga diabeti.

Ai do të drejtonte bisedimet për formimin e një qeverie të re pas votimit të së shtunës, pasi Kryeministri Andrej Babis humbi zgjedhjet.

Drejtori i Spitalit Qëndror Ushtarak të Pragës tha se Zeman ishte në kujdes intensiv përshkak se pësoi komplikacione, por shtoi se ai nuk do të japë detaje të tjera sipas kërkesës së Presidentit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Kushtetuta e Çekisë i jep autoritetin Dhomës së Ulët të Parlamentit për të emëruar Kryeministrin nëse pozicioni presidencial është vakant.

Një figurë kontroverse, Zeman është i njohur për bërjen e vërejtjeve përçarëse dhe përdorimin e gjuhës së fortë. Në Qershor ai u kritikua ashpër pasi i konsideroi si “të neveritshëm” transgjinorët. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *