Presidenti Erdogan: Kush investon në Turqi, nuk do të pendohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Askush që beson dhe investon në Turqi nuk do të pendohet. Përkundrazi do të jetë i kënaqur me fitimet e mëdha të siguruara”, -raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë për hedhjen e gurthemelit të një kompleksi për prodhimin e polipropilenit në rajonin Ceyhan të qytetit Adana si dhe në ceremoninë e inaugurimeve masive për projektet e përfunduara në këtë qytet.

Pasi vuri theksin se sot nuk Adana nuk kanë ardhur me duar bosh, Erdoğan tha se sot do të bëjnë hapjen zyrtare të investimeve me një vlerë prej 1.8 miliardë lira (rreth 200 milionë dollarë) të sektorit privat dhe 2.2 miliardë lira (rreth 246 milionë dollarë) investim të sektorit publik. Ai theksoi se në arsim do të hapin 63 shkolla dhe 2 konvikte ndërsa për rininë dhe sportin do të bëjnë hapjen e ndërtesës së furnizimit të stadiumit të ri, dy konvikte me kapacitet me nga 1.000 nxënës, të 3 fushave të futbollit dhe projekteve të tjera që janë përfunduar.

Erdoğan tha se në fushën e shëndetësisë do të bëjnë hapjen zyrtare të spitalit shtetëror të Ceyhan me kapacitet prej 250 shtretërve, 7 qendra shëndetësore familjare si dhe të investimeve të tjera, përfshirë 112 njësi. Duke vënë në dukje se do të kryejë personalisht në vend inaugurimet e përfunduara të Universitetit Çukurova, Erdoğan theksoi se nga këtu do të bëjnë hapjen për shërbim të investimeve të Universitetit Shkencor dhe Teknologjik Alparslan Türkeş. Presidenti Erdoğan uroi që të gjitha investimet të jenë në dobi të qytetit dhe uroi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e tyre.

“Po bëjmë ceremoninë e hapjes masive të 26 fabrikave që janë vendosur në funksion duke përfunduar ndërtimin gjatë pandemisë. Kompleksi i petrokimisë për të cilin do të hedhim gurthemelin dhe fabrikat që do të inaugurojmë, janë një simbol se si Turqia ka përparuar me vendosmëri drejt objektivave të saj madje edhe në kushtet më të vështira”, shtoi ai.

Erdoğan rikujtoi se zonën industriale ‘Ceyhan’ ku do të ndërtohet kompleksi për prodhimin e polipropilenit në rajonin Ceyhan e kanë formuar në vitin 2007. “Qëllimi ynë është që këtu të sigurojmë prodhimin e polipropilenit i cili është një prej produkteve që ka më shumë nevojë industria e vendit. Kompania jonë që ndërmarrë këtë punë do të kryejë një investim prej 1.7 miliardë dollarë. Investitori ynë këtë e ka filluar në partneritet me kompaninë kombëtare algjeriane të energjisë e cila do të sigurojë lëndën e parë”, tha ai.

Pasi uroi që investimi të jetë i dobishëm dhe duke falënderuar kompanitë investuese, partneritetin algjerian dhe organizatat që do të bashkëpunojnë gjatë procesit të ndërtimit Erdoğan tha: “Ashtu e kam thënë gjithmonë se askush që beson dhe investon në Turqi nuk do të pendohet. Përkundrazi do të jetë i kënaqur me fitimet e mëdha të siguruara. Ftoj të gjithë investitorët tanë dhe në botë që të vlerësojnë mundësitë që Turqia u ofron atyre në këtë periudhë ku sistemi global i prodhimit dhe logjistikës është riformuar. Duke thënë ‘ejani të fitojmë së bashku‘ dëshiroj të përsëris edhe njëherë se dyert tona janë të hapura deri në fund për investitorët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *