Presidenti francez distancohet nga komentet e Biden për Putin  

[embedded content][embedded content]

19:37 27/03/2022

Presidenti francez Emmanuel Macron është distancuar nga komentet e bëra nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin. Në një fjalim në Varshavë të Polonisë, Biden tha se Putini është një “kasap” dhe tha se “ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Por Macron duket se nuk është dakord për një mënyrë të tillë të të komunikuarit. “Unë nuk do t’i përdorja ato fjalë”, u shpreh ai për mediat franceze.

Kreu i Elizesë shtoi se “duhet bërë gjithçka për të ndaluar përshkallëzimin e situatës” nëse do të ketë ndonjë shpresë për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Macron tha gjithashtu për France 3 se qëllimi është arritja e një armëpushimi dhe më pas tërheqja totale të trupave ruse me mjete diplomatike. Por nënvizoi se kjo nuk do të jetë e mundur me rritjen e tensioneve përmes fjalëve apo veprimeve.

Presidenti francez ka komunikuar vazhdimisht me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë. Ai ka bërë të ditur se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti port i bombarduar rëndë i Mariupol.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.