Presidenti francez mbërrin në Moskë

16:22 07/02/2022

Emmanuel Macron pritet të diskutojë me homologun rus për krizën në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Rusi për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin. Në këtë takim, palët pritet të diskutojnë për krizën në Ukrainë.

Macron dukej mjaft optimist përpara takimit me homologun rus Vladimir Putin, raporton agjencia e lajmeve  “Reuters”. “Unë jam mjaft optimist, por nuk besoj në mrekulli të papritura“, u tha Macron gazetarëve menjëherë pasi zbarkoi në Moskë.

Fillimisht, liderët do të kenë një drekë pune dhe pas kësaj, një konferencë të përbashkët për shtyp, tha  zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov. Ai deklaroi se nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha megjithatë e quajti vizitën e Macron “jashtëzakonisht të rëndësishme“.

Para takimit në Moskë, është zhvilluar gjithashtu  një bisedë telefonike mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe Macron. Dy krerët e shteteve rikonfirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.