Presidenti gjerman kërkon më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në Europë

Ditën e Europës më 9 Maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.

“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në kuadër të ditës së Europës që kremtohet të dielën (09.05). „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë.” Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceotuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.

Mund të duket sikur në gjendjen aktuale me pandeminë e koronavirusit „nuk mbetet mjaft kohë për një analizë të thellë të së ardhmes së Europës – por në fakt është e kundërta”, theksoi me bindje Steinmeier. Pandemia “na ka bërë që të kthjellohemi, se çfarë është vërtetë e vlefshme në jetë: shëndeti, qasja jonë ndaj natyrës dhe njerëzve, solidariteti reciprok dhe bashkëpunimi”, tha presidenti. Kriza e koronavirusit „ka shtruar çështje, që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës”. Ajo 2ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë”, shkruan Steinmeier bashkë me njëzet krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së.

Presidenti bën thirrje për „një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim”, që drejtojë “kalimin tek një zhvillim mbarëbotëror i qendrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital”. Një konferencë për të ardhmen e Europës do të krijojë mundësinë, që „të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe për të dëgjuar qytetaret dhe qytetarët tanë, e në radhë të parë të rinjtë”.

Nismë për më shumë pjesëmarrje

Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Nga e diela (09.05) përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qendrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen die edhe përmes platformave online./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *