Presidenti gjerman uron Fiter Bajramin: Do dëshiroja që kjo kohë e pandemisë, të sjellë më afër njëri-tjetrit bashkësitë fetare

Për shkak të koronës myslimanët në Gjermani e festojnë festën e Fiter Bajramit pas muajit të Ramazanit në rrethe të ngushta. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier lutet për mirëkuptim.

“Fiter Bajrami është festë ftuese, një festë për të gjithë, për familjet e myslimanëve dhe miqtë e tyre. Është e hidhur që kjo festë bashkimi festohet për të dytin vit në kushtet e kufizimeve që na ka detyruar pandemia”, tha presidenti Steinmeier më një mesazh me video drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, presidenti gjerman falënderoi myslimanët që jetojnë në Gjermani që respektuan rregullat e kufizimit në muajin e Ramazanit megjithë zhgënjimin dhe heqjen dorë nga festimet e mëdha.

Steinmeier edhe njëherë kërkoi disiplinë dhe mirëkuptim që kjo festë edhe këtë vit festohet në rrethe të vogla. “Por në fund këtë e bëj me shpresën, se sa më shpejt të ecin me vaksinimin, edhe premtimi për komunitetin pas gjithë këtyre sakrificave do të bëhet realitet shpejt për të gjithë ne. Kreu i shtetit gjerman kujtoi, se në shumë besime fetare agjërimi është i lidhur me pajtimin. “Do të dëshiroja që kjo kohë e pandemisë, në të cilën vuajtëm të gjithë bashkë të sjellë më afër njëri-tjetrit bashkësitë fetare dhe të gjithë ata në vendin tonë, që nuk ndjehen të lidhur me ndonjë fe”, theksoi Steinmeier./DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *