Presidenti i Ali Demit zbulon dokumentin: Trajneri i Shqipërisë U15 është dënuar me burg për manipulime në zgjedhje të FSHF






Presidenti i klubit “Ali Demi”, Ergys Kadiu, ka zbuluar sot në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, se manipulimet e zgjedhjeve në FSHF kanë prodhuar edhe një dënim me burg nga Gjykata e Tiranës. Ai ka sjellë dokumentin e gjykatës që tregonte se trajneri aktual i kombëtares shqiptare U15, Armand Dama, është dënuar me burg për falsifikim dokumentacioni dhe votimin pa të drejtë në zgjedhjet e katër viteve më parë.

ali demi

“Kam një vendim gjykate që janë dënuar të Shoqatës së minifutbollit, në bashkëpunim janë dënuar me burg për këtë çështje për falsifikimin dhe votën që kanë hedhur para katër vitesh për zgjedhjet në FSHF. Janë për vitet 2014 dhe 2018. Në bashkëpunim kanë falsifikuar dhe i kanë hequr të drejtën një presidenti legjitim. Është dënuar me 1 vit burg, sot po bëhet publike.

Vendimi është marrë në vitin 2021, se Shoqata e Minfutbollit Shqiptar është anëtare me të drejta të plota që në vitin 2001. I ndjeri Alfred Zijai, pas vdekjes, shoqata organizoi zgjedhjet dhe u zgjodh një person tjetër nga shoqata, një njëri që ka investuar para për minifutbollin. FSHF nuk e njohu dhe shpiku një kandidat sikur ishte një president i minifutbollit. Është Armand Dama dhe mban poste në FSHF, është trajneri i U15”, tha Kadiu./BW

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.