Presidenti i Brazilit shtrohet në spital, sëmuret gjatë pushimeve

13:47 04/01/2022

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është shtruar në spital, pasi është sëmurur gjatë pushimeve. Bolsonaro ka publikuar një foto në mediat sociale dhe tregon se është në spital pasi ka një problem me zorrën.

Ai ka shkruar se mjekët janë duke u kujdesur për të dhe mund t’i nënshtrohet një operacioni nëse gjendja e tij nuk do të përmirësohet. Por mjekët janë shprehur optimist dhe kanë thënë se gjendja e presidentit po përmirësohet.

Bolsonaro është shtruar në spital disa herë që kur u godit me thikë në bark gjatë fushatës së tij presidenciale 2018.

Po ashtu ai ka qenë në spital edhe gjatë pandemisë, pasi u infektuar me Covid dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.