Presidenti i Brazilit shtrohet në spital, shkak lemza prej 10 ditësh

22:07 14/07/2021

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në spital pas dhimbjeve të barkut për shkak të lemzës që thuhet se i zgjati për 10 ditë. 66-vjeçari u dërgua në spitalin ushtarak në Brasilia rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Presidenca braziliane reagoi duke thënë se Bolsonaro është në gjendje të mirë dhe do të mbahet nën vëzhgim në spital për 48 orë. Ndërkohë që do të kryhen të gjitha analizat për të zbuluar shkakun e lemzës.

Në një deklaratë të pak ditëve më parë, Presidenti Bolsonaro tha se problemi i tij me lemzën kishte nisur pas një ndërhyrje dentare më 3 Qershor. Dhe për këtë fajësoi ilaçet e përdorura.

Mediat braziliane raportojnë se Presidenti ka anuluar dhe braktisur disa takime gjatë javëve të fundit për shkak të problemeve shëndetësore. /tvklan.al








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *