Presidenti i Brazilit vijon të sfidojë pandeminë: Marshe të mëdha për Ditën e Pavarësisë

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka bërë thirrje për marshe të mëdha më 7 shtator – Ditën e Pavarësisë së shtetit – teksa tenton të rrisë mbështetjen nga e djathta për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Bolsonaro planifikon të marrë pjesë në marshe në Brasilia dhe Sao Paulo për të shënuar 199 vjet prej kur Brazili ka shpallur pavarësinë nga Portugalia.

Bolsonaro shpreson se do të shfrytëzojë marshet për të motivuar mbështetësit e tij, meqë sondazhet tregojnë se ai është mbrapa ish-liderit të së majtës, Luiz Inacio Lula da Silva.

Ndërkohë protestat kundër Bolsonaros pritet të zhvillohen në disa prej qyteteve më të mëdha në këtë shtet, për të shprehur pakënaqësi për ekonominë e dobësuar dhe mënyrën si ka menaxhuar presidenti pandeminë.

Bolsonaro, 66-vjeçar, është duke iu bërë thirrje mbështetësve që të përkrahin sulmet e tij ndaj Gjykatës Supreme, e cila ka nisur hetime për aleatët e Bolsonaros, me dyshimet për sulm kundër institucioneve demokratike të Brazilit, përmes dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Bolsonaro është përplasur me gjyqësorin edhe për sistemin elektronik të votimit, që sipas tij është i cenueshëm ndaj mashtrimeve.

Megjithatë, gjykata ka thënë se sistemi është transparent dhe i sigurt.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *