Presidenti i Ekuadorit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

presidenti i ekuadorit shpall gjendjen e jashtezakonshme
presidenti i ekuadorit shpall gjendjen e jashtezakonshme

19:36 02/11/2022

Grupet kriminale vrasin me eksplozivë 5 policë në disa qytete

Presidenti i Ekuadorit, Gijermo Laso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, pas vrasjes së 5 policëve dhe plagosjes së disa të tjerëve në një seri atentatesh me eksplozivë në disa qytete të vendit.

Dy prej policëve humbën jetën në periferi të qytetit perëndimor të Guajakilit, një prej porteve kryesorë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Vetëm të Martën në këtë qytet u dëgjuan 6 shpërthime eksplozivi, që kishin në shënjestër automjetet e policisë që transferonin të burgosurit nga burgjet e mbipopulluar. Sulme ndaj policisë pati edhe në qytetin veriperëndimor Esmeraldas.

Ministri i brendshëm ekuadorian Huan Zapata tha se grupet kriminale po përpiqen të pengojnë procesin e riorganizimit të burgjeve për të mos humbur kontrollin në to. Institucionet e vuajtjes së dënimit janë  thuajse jashtë kontrollit. Të burgosurit shpërthejnë shpesh në revolta, duke shfrytëzuar edhe mbushjen e qelive disa herë mbi kapacitetet, teksa prej më shumë se 1 viti në post, presidenti Lasso i ka shpallur luftë karteleve të drogës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts