Presidenti i Empolit ndez merkaton për Asllanin: Dikush po mundohet të paraprijë të tjerët









Kristjan Asllani është kthyer në një nga emrat më interesant në Serinë A në këtë sezon që kur nisi të luante si titullar me fanellën e Empolit. Shumë skuadra janë vënë në listë për mesfushorin shqiptar, duke kërkuar që të sigurojnë që tani firmën e djaloshit i cili duket me një të ardhme të sigurt.

Asllani5

Vetë presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, ka folur sot në mediat italiane rreth të ardhmes së këtij djaloshi që ka vënë në garë ekipet më të njohura në Itali, me emra si Milani, Interi e Napoli që janë interesuar konkretisht për të. Ai ka konfirmuar se ndeshja me Napolin nuk ka shërbyer për të hapur diskutimet mes palëve, por ka bërë të qartë se një klub aktualisht po mundohet t’u paraprijë të tjerëve në garën për kartonin e tij.

“Empoli është skuadra e cila bën të luajnë më shumë italiane, lojtarët më të rinj. Keni parë Viti dhe Asllani të cilët arrijnë që të përballen me kampionë. Në një situatë të tillë, edhe ndodh që të biem nga kategoria, kemi gjithmonë 60% mundësi që të biem çdo vit. Por jemi një realitet virtuoz, është kështu që kur jam unë fëmijë. Xhiuntoli? Nuk na kërkoi çmimin e kartonit të Asllanit, padyshim që është një negociues, por do të flasim me ndokënd kur të arrijmë rezultatin e kërkuar në kampionat. Dikush po mundohet që t’u paraprijë të tjerëve, vetëm kaq mund të them”, deklaroi Korsi duke bërë të qartë se një ekip kishte bërë një hap konkret për mesfushorin e ri shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.