Presidenti i Filipineve kërcënon me burg qytetarët që refuzojnë vaksinën kundër Covid: E keni vetë në dorë

FILIPINE

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë ata njerëz që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19. “E keni në dorë vetë, vaksinohuni ose do t’ju fus në burg”, tha të hënën Duterte, gjatë një fjalimi në Manila.

Filipinet janë përfshirë nga një valë e rëndë Covid-19, duke u bërë një nga vendet aziatike që është goditur më fort nga pandemia.

Deri më tani në Filipine kanë marrë doza kundër Covid 2,1 milion qytetarë. Sakaq deri më tani janë raportuar 1,3 milion raste dhe 23,000 viktima nga Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *