Presidenti i Haitit u vra nga truprojet?

16:04 11/07/2021

Ish-ushtarët kolumbianë u ftuan për të qenë pjesë e togës së shoqërimit

Mes shumë paqartësive që kanë mbuluar vrasjen e Presidentit të Haitit, Zhovenel Moiz, disa detaje të zbuluara këto ditë përforcojnë dyshimet se 53-vjeçari u ekzekutua nga truprojat e tij.

Mediat kolumbiane shkruajnë se 40-vjeçari nga ky vend Dubernei Kapador që u vra gjatë operacionit të forcave haitiane të sigurisë, ishte ftuar në Haiti si pjesë e një ekipi truprojash të Presidentit.

Stafi i Zhovenel Moizit ishte duke zgjeruar personelin e shoqërimit me shtetas të huaj të mirëtrajnuar, pasi kreu i shtetit kishte marrë javët e fundit kërcënime të shumta për jetën.

Mes më shumë se 20 të arrestuarve për pjesëmarrje në vrasje, 15 janë kolumbianë dhe 2 haitiano-amerikanë. Po ashtu, shtetasit e huaj do të merrnin pjesë edhe në operacione për vendosjen e rendit publik në zona të ndryshme jashtë kontrollit qeveritar.

Ende e paqartë është kush e porositi vrasjen, por dyshime hidhen se truprojat mund ta kenë vrarë edhe padashje duke ngatërruar objektiv, ose mund të jenë mashtruar.

Trazirat dhe shtimi i pasigurisë në vend pas kësaj vrasjeje, ka bërë që qindra qytetarë të dynden pranë konsullatës amerikane për të kërkuar azil politik, teksa qeveria ka thirrur për ndihmë për ruajtjen e qetësisë publike, trupa ushtarake amerikane dhe nga Kombet e Bashkuara.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *