Presidenti i Kazakistanit: Protestat e dhunshme ishin përpjekje për grusht shteti

19:48 10/01/2022

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në një deklaratë për mediat vendase ka komentuar trazirat e ndodhura ditët e fundit në vend dhe ka thënë se janë një tentative për grusht shteti.

Ai u tha udhëheqësve të një aleance ushtarake të shteteve ish-sovjetike se aksioni ishte i koordinuar por nuk tregoi ata që ai mendon se janë përgjegjësit.

Tokayev po ashtu ka bërë me dije se trupat ushtarakë nga Rusia dhe disa vende të tjera janë aktualisht në Kazakistan për të rivendosur rendin.

Ndërkohë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Kazakistani ishte shënjestruar nga terrorizmi ndërkombëtar, por nuk tregoi prova për këtë pretendim.

Protestat e dhunshme në Kazakistan nisën për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, por ato u kthyer në trazirat më të këqija që ka parë vendi në 30 vitet e tij të pavarësisë.

Dhjetëra njerëz raportohet të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare mësohet se dhuna mund të lidhet me një luftë për pushtet brenda elitës qeverisëse./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *