Presidenti i Nikaragua-s, Ortega, i quan peshkopët “terroristë”

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, i ka përshkruar peshkopët katolikë romakë si “terroristë”.

Në një deklaratë, Ortega pohoi se dhuna midis qeverisë dhe grupeve opozitare që filloi në vitin 2018 ishte një “përpjekje për grusht shteti i mbështetur nga të huajt”.

Duke iu referuar planit të paraqitur nga peshkopët që ndërmjetësojnë në incidentet e dhunës, Ortega i përshkroi peshkopët e kishës katolike si “terroristë”.

“Peshkopët e nënshkruan këtë në emër të terroristëve, në shërbim të Yankees dhe këta peshkopë janë terroristë”, tha Ortega.

Sipas Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut, në Nikaragua në vitin 2018, në protestat masive kundër qeverisë së Frontit Nacionalçlirimtar Sandista të udhëhequr nga Daniel Ortega, u vranë 325 njerëz dhe u burgosën dhjetëra mijëra protestues.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *