Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Kosova fillon lobimin më 4 shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare – nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës.

Vuçiç tha se Kosova, me këtë hap, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një gjë e tillë “do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon”. “Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiç. Ai tha se këto informacione i kanë ardhur nga burimet e inteligjencës vendase.

Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për moratorium njëvjeçar mbi kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, por nuk dhanë më shumë detaje.

“Përgatitjet në këtë drejtim po bëhen nga ekipet përgjegjëse, në mënyrë që aplikimet të jenë gati kur të hapen afatet e aplikimit”, thanë nga Zyra për Informacion e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Në Forumin Strategjik në Bled, Vuçiq u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiç tha se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivel teknik. “Presim së shpejti edhe vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiç. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Bled, Vuçiç po ashtu tha se është e qartë për të gjithë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa nuk i zgjidh marrëdhëniet me Prishtinën. Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *