Presidenti i SHBA-së Joe Biden del pozitiv me Covid

presidenti i shba se joe biden del pozitiv me covid
presidenti i shba se joe biden del pozitiv me covid

16:48 21/07/2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas njoftimit të bërë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti ka shfaqur simptoma shumë të lehta të Covid.

Megjithatë presidenti Biden, 79-vjeçar, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij. Sipas BBC, Joe Biden është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese.

Sipas njoftimeve zyrtare Biden po kurohet me ilaçin antiviral Paxlovid. Pavarësisht rezultatit pozitiv me Covid, ai duket se do i vazhdojë funksionet e tij  duke marrë pjesë në takime online përmes Zoom-it./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts