Presidenti Ilir Meta del për vrap nga kodrat e Liqenit, uron 8 dhjetorin me dy gishta: Lavdi Rinisë Studentore









Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për ditën e Rinisë. Kreu i shtetit ka publikuar në rrjete sociale një video teksa bën vrap nga liqeni artificial i Tiranës.

ilirmeta

Krahas postimit, ai shkruan “Lavdi Rinisë Studentore!”

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!

8 dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë ku që prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, përkujtohet si festë kombëtare.

Kjo i dedikohet të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *