Presidenti Ilir Meta takon në Romë kreun e OBSH-së: E informova me pasojat e rënda të pandemisë në Shqipëri. Ja çfarë më tha








Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka takuar gjatë vizitës zyrtare në Romë këtë fundjavë drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

ilir meta

Meta përmes një postimi në facebook, bën me dije se kreu i OBSH e njohu me konkluzionet e arritura në Samitin e G20 në lidhje me pandeminë e Covid-19 dhe planin për rimëkëmbjen ekonomike.

Nga ana tjetër, presidenti thekson se ai e informoi Ghebreyesus në lidhje me pasajot e rënda të pandemisë në Shqipëri.

“Një takim i ngrohtë në Romë me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.

Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë”, shkruan presidenti Meta në facebook.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *