Presidenti iranian: 1.1 milionë njerëz kanë mbetur pa punë për shkak të COVID-19

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se 1.1 milionë njerëz kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Rouhani nëpërmjet video-konferencës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së projekteve të ndryshme të zbatuara në rajone të ndryshme të vendit. Në fjalimin e tij të mbajtur këtu ai përmendi problemet ekonomike në Iran.

Ai tha se sanksionet e zbatuara nga ish-presidenti amerikan Donald Trump kanë shkaktuar presion të rëndë mbi popullin e Iranit nga pikëpamja e ngritjes së çmimeve dhe inflacionit.

“Për shkak të COVID-19 kanë mbetur pa punë 1.1 milionë njerëz. Papunësia e një milion njerëzve lë përballë vështirësive miliona persona. Lufta ekonomike, thatësira dhe përmbytjet shkaktojnë problemeve në popull”, tha Rouhani.

Presidenti iranian theksoi se gjatë kohës së pandemisë janë përballur me një sërë pengesash me burim sanksionet. “Kërkonim maska por askush nuk na jepte maska. Askush nuk na jepte pajisje për frymëmarrje (respiratorë). Trump idioti na kishte dërguar mesazh ‘nëse dëshironi respiratorë mund t‘ju dërgojmë 4 copë‘. Edhe unë i thashë ‘nëse dëshironi mund t‘ju dërgojmë ne 40 copë’”, tha Rouhani.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *