Presidenti iranian do ta vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do ta vizitojë Rusinë pasi ka marrë një ftesë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, njoftoi më 28 dhjetor Qeveria iraniane.

Putini e ka ftuar Raisin që ta vizitojë Moskën në fillim të vitit të ardhshëm “në kuadër të ndërveprimit strategjik midis Iranit dhe Rusisë”, tha Ali Bahadori Jahromi.

Në këtë vizitë pritet të flitet për “bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe kombëtar” dhe në veçanti për bashkëpunimin “ekonomik dhe tregtar”, tha Bahadori Jahromi.

Vizita e fundit e një presidenti iranian në Rusi ishte realizuar në mars të vitit 2017, kur Hassan Rohani, një politikan i moderuar, kishte vizituar Moskën.

Raisi, që është nga linja e ashpër, mori postin e presidentit në gusht të vitit 2021.

Sipas ueb-faqes së Kremlinit, ftesa Raisit iu bë nga Putini më herët gjatë këtij muaji gjatë një konference të përbashkët për media së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Rusia dhe Irani kanë marrëdhënie të mira dhe janë aleatë kyçë të presidentit sirian, Bashar al-Assad të cilin e kanë mbështetur gjatë luftës civile në Siri.

Rusia po ashtu është një nga nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 që Irani arriti me fuqitë botërore. Sipas kësaj marrëveshjeje, Teherani përfitonte lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.

Moska po ashtu merr pjesë në bisedimet që po mbahen në Vjenë e që kanë për qëllim ringjalljen e kësaj marrëveshjeje, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga pakti më 2018 dhe rivendosën sanksione ekonomike ndaj Iranit.

Që prej tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, Irani ka nisur që gradualisht të shkelë pikat e marrëveshjes, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit përtej kufizimeve të lejuara në këtë pakt bërthamor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.