
15:23 20/11/2021
“Ndihem shkëlqyeshëm, nuk ka ndryshuar asgjë, jam në formë shumë të mirë dhe mezi po pres të festoj ditëlindjen time të 58-të’’, deklaroi me shaka presidenti amerikan, Joe Biden duke përdorur tone optimiste pasi doli nga spitali ”Walter Reed”, pas një kontrolli shëndetësor rutinë.
Biden, i cili mbush sot 79 vjeç, mbërriti dje në mëngjes në qendrën mjekësore ”Walter Reed” për t’iu nënshtruar kontrollit të parë rutinë që prej marrjes së detyrës.
Biden ia kaloi për pak orë pushtetin Zëvendës Presidentes Kamala Harris, pasi u vu nën anestezi për një kolonoskopi rutinë, njoftoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
”Gruaja e parë me ngjyrë në vend… do të punojë nga zyra e saj në West Wing, ndërsa Biden do të jetë nën anestezi”, tha Psaki në deklaratën për shtyp.
Marrja e pushtetit presidencial nga një ZëvendësPresident, ndërsa Presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi është një proces rutinë.
Zëvendëspresidenti i atëhershëm Dick Cheney e bëri këtë në shumë raste kur presidenti i atëhershëm George W. Bush iu nënshtrua kolonoskopive rutinë.
Seksioni 3 i Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA-së thotë se, Presidenti mund t’i dërgojë një letër kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit të përkohshëm të Senatit duke deklaruar se nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij, dhe derisa t’u dërgojë atyre një deklaratë me shkrim për të kundërtën, këto kompetenca dhe detyra do të kryhen nga ZëvendësPresidenti si ushtrues i detyrës së Presidentit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al