“Presidenti ka nxitur konfliktin politik deri në vrasjen e një personi”/ Ja një nga argumentet e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës: Intimidoi votuesit me…



pjerin xhuvani vrasje me arme elbasan mjek trupi ne toke1

Në kërkesën e 50 deputetëve të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta ndër të tjera thuhet se nxitja e dhunës nga ana e Kreut të Shtetit ka sjellë edhe humbjen e jetës së një personi, duke iu referuar ngjarjes së Elbasanit ne 21 prill.

Sipas deputetëve, Presidenti në daljet e tij publike ka intimiduar votuesit duke iu kujtuar se ai vetë apo “populli” do t’i “presin dorën”.

“Me të njëjtën frymë të abuzimit dhe tejkalimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të parive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët dhe duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë vënin në rrezik të jetës së efektivëve të FA”, thuhet ndër të tjera në argumente.

KERKESA 1

PJESË NGA KËRKSA E DEPUTETËVE

Presidenti në daljet e e tij publike ka intimiduar votuesit duke iu kujtuar se ai vetë apo “populli” do t’i “presin dorën”, ai vetë apo “populli do t’i arrestonte vetë jo nëpërmjet forcave të rendit apo institucioneve ligjzbatuese. Vargjet e thirrjeve luftarake dhe përdorimi i epiteteve të dhunës, vetëgjyqësisë janë mesazhe të qartë ë Kreut të Shtetit drejt popullit, i cili prej tij priste shmangien e kofliktiot jo nxitjen e tij, shmangien e dhunës jo motivimin e saj si një akt patriotik.

Kjo nxitje dhune dhe intimidimi i Presidentit pak ditë para votimit në kushtet e rritjes së rasteve të terrorit në rrugët e Shqipërisë nga militantë të opozitës të armatosur ose jo që qarkullonin me mjete të partive të tyre politike me qëllim të qartë kryerjen e akteve të vetëgjyqësisë së motivuara/justifikuara nga Presidenti i Republikës si akte qytetare dhe patriotike, të cilat cuan edhe deri në humbje jete të një personi dhe vënie në rrezik të jetës për të tjerë, detyroi ambasadoren e SHBA në Tiranë ti drejtohej publikisht edhe personalisht z Meta për të ndaluar këtë fushatë të nxitjes së dhunës dhe intimidimit të votuesve.

KERKESA 2

EMRAT E 50 DEPUTETEVE QE KERKOJNE SHKARKIMIN E METES

Taulatn Balla
Alket Hyseni
Elisa Spiropali
Ulsi Manja
Lindita Nikolla
Artemis Malo
Eduard Shalsi
Bujar Çela
Arben Kamami
Sadi Vorpsi
Olta Xhaça
Ervin Bushati
Adelina Rista
Klodiana Spahiu
Spartak Braho
Edlira Bode
Tatjania Pirro
Ismet Beqiraj
Roland Xhelilaj
Xhevit Bushaj
Aurora Mara
Erion Braçe
Edmond Leka
Jurgis Çyrbja
Almira Xhembulla
Ermonela Felaj
Reme Lala
Mirela Kumbaro
Besnik Baraj
Eglantiana Gjermeni
Luan Duzha
Flornec Spaho
Ilir Ndraxhi
Milva Ekonomi
Anduel Xhindi
Elvis Kushi
Adriana Jaku
Antonela Dhima
Vilma Bello
Fate Velaj
Pandeli Majko
Fadil Nasufi
Luan Harusha
Bledar Çuçi
Klotilda Bushku
Vasilika Hysi
Vullnet Sinaj
Eljo Hysko
Ediola Braha

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *