“Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet me të dyja këmbët”/ Hyseni tregon faktet që çojnë në shkarkimin e Metës






Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, Alket Hyseni të enjten është shprehur mbi nismën e PS-së, e cila pritet të votohet në Parlament me datë 9 qershor, duke theksuar se ky komision ka mbledhur të gjitha faktet që tregojnë se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.

hyseni

Hyseni tha se Komisioni Hetimor ka mbledhur të gjitha faktet që Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka ndërhyrë drejtpërdrejt te zgjedhjet e 25 prillit dhe ka ndikuar te zgjedhësit, si dhe ka intimiduar institucionet, mes të cilave edhe Gjykatën Kushtetuese, që është organi garant i Kushtetutës.

“Ja bëj me dije opinionit publik se rastet janë të ndryshme, dy komisionet për shkarkimin e Presidentit. Kërkesa e parë kishte të bënte me verifikimin e vlefshmërisë dhe një hap që mund të çonte në shkarkim, kjo kërkesë kishte të bënte direkt me shkarkim.

Uniteti i popullit është thelbi i punës së Presidentit. Këto raste nuk duhet të ndodhin në shoqëri demokratike. Ne nuk kemi qenë komodë për të nisur procedurën për shkarkimin e tij. Presidenti i ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet me të dyja këmbët, në mënyrë të qëllimshme. A është hetuar në raport me shkeljet në fushën e sjelljeve. Deklaratat duhet të jenë të matura për çdo President. Komisioni e ka faktuar se ai ka shkelur Kodin Zgjedhor. Të jesh President nuk do të thotë që ke gjithë pushtetin. Presidenti nuk ka pushtet mbi ekzekutivin, mbi legjislativin, apo mbi gjyqësorin. Ndërkohë ne e kemi të faktuar, në formë të shkruar apo me deklarata, që Presidenti ka intimiduar institucionet, që është një akt i rëndë. Ka intimiduar Gjykatën Kushtetuese, që është organi garant i Kushtetutës.

Është një tërësi thirrjes, deklaratash me thirrje e me shkrim, që Presidenti i bën presion Gjykatës Kushtetuese. Është një shkresë, që nuk i drejtohet as vetë Gjykatës Kushtetuese si institucion, por 7 anëtarëve të saj, duke i kërkuar llogari pse e ka marrë një vendimmarrje të caktuar, për një çështje që Presidenti nuk kishte asnjë rol. Aq më tepër që, kur Gjykata Kushtetuese flet, gjithë të tjerët heshtin. Përtej intimidimit, pra duke iu thënë se kanë vepruar gabim, duke iu bërë thirrje të heqin dorë, madje ka shkuar deri aty sa i ka ndarë gjyqtarët në dy grupe, një pjesë të mazhorancës, dhe që iu bën thirrje të shkojnë pas Presidentit, dhe pjesa tjetër që janë me Presidentin. Në asnjë mënyrë, Presidenti nuk mund t’i drejtohet një institucioni për ta intimiduar. Akte të tilla të Presidentit janë bërë publike, dhe pikërisht kjo është rrezikshmëria.

Presidenti kurrë nuk duhet të tregojë që merr kah. Edhe Venecia, në rekomandimin e fundit mbi Shqipërinë, shprehet se Presidenti duhet të tregojë se është mbi palët. Çdo qytetarë duhet të kuptojë që Presidenti është i të gjithëve. Presidenti jonë ka ndërhyrë drejtpërdrejt në fushatë, duke ndikuar te zgjedhësit. Të mos harrojmë sulmin që bëri, dhe kam frikë se vazhdon ta bëjë, ndaj ambasadorëve të huaj. Është një gjë që as që konceptohet të ekzistojë si mundësi për Presidentin. Kurrë Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë qëndrime për politikën e jashtme, pasi është kryeministri që jep llogari, dhe patjetër edhe Parlamenti. Presidenti mundet thjesht të demonstrojë qëndrimin e shtetit, duke marrë pjesë, në të kundërt duhet të heshtë. Shqetësimet e tij duhet të jenë shumë të kujdesshme”, tha Hyseni.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *