Presidenti Macron: E vështirë gjetja e një zgjidhjeje diplomatike në Ukrainë

presidenti macron e veshtire gjetja e nje zgjidhjeje diplomatike ne ukraine
presidenti macron e veshtire gjetja e nje zgjidhjeje diplomatike ne ukraine 1

13:06 08/03/2022

Kreu i Elizesë pritet të diskutojë me disa liderë botërorë

Presidenti francez Emmanuel Macron u duk pesimist për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike për krizën në Ukrainë dhe se deri më tani nuk asnjë progres të qartë në bisedimet me Moskën.

“Nuk mendoj se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një zgjidhje reale diplomatike. Shpresoj se po, dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë gjë“.

Macron bëri të ditur se do të diskutonte me lidërë të tjerë botërorë për të diskutuar  për krizën në Ukrainë. Presidenti francez ndodhej në Paris që shënon praktikisht  daljen e parë të Macron për fushatë që nga deklarimi i kandidaturës së tij për president  më 3 Mars.

Konflikti Rusi-Ukrainë dhe pasojat ekonomike të luftës pritet të jenë kryefjalë e fushatës së Macron, ndryshe nga rivalët e tij të cilët po përqendrohen në politikat e emigracionit dhe sigurisë. Një pjesë e madhe e zgjedhësve mendojnë se Macron e ka përballuar si duhet konfliktin në Ukrainë dhe mendojnë se kriza mund të ndikojë pozitivisht që ata ta rizgjedhin si president.

Deri më Macron kryeson në sondazhe duke kandidatët e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, Eric Zemmour dhe konservatoren Valerie Pecresse.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts