Presidenti Macron viziton Irakun

13:25 30/08/2021

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vizituar qytetin verior të Irakut, Mosul, i cili u shkatërrua gjatë luftës për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik në vitin 2017.

Macron tha se ISIS kreu sulme vdekjeprurëse në të gjithë botën. Ai tha se ISIS nuk bëri dallim midis fesë dhe kombësisë së njerëzve kur ishte fjala për vrasjen, duke vënë në dukje se ekstremistët vranë shumë myslimanë.

“Ne do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi, krah pĂ«r krah, me qeveritĂ« e rajonit dhe me qeverinĂ« irakiane pĂ«r tĂ« luftuar kundĂ«r  terrorizmit,” tha Macron pas njĂ« vizite nĂ« njĂ« xhami e cila u shkatĂ«rrua nga ekstremistĂ«t.

Presidenti francez deklaroi se do të ndihmonte në rindërtimin e monumenteve, kishave, shkollave dhe xhamive. Macron bëri një listë premtimesh gjatë takimit të tij në Irak përfshirë hapjen e një konsullate. Presidenti u zotua se do të mbajë trupa ushtarake në Irak pavarësisht nga zgjedhjet e amerikanëve dhe për aq kohë sa qeveria irakiane kërkon mbështetjen e Francës.

Kjo është vizita e dytë zyrtare për Macron në Irak qëkur ai mori detyrën si president. Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, u bë shtylla burokratike dhe financiare e ISIS. U desh një betejë e gjatë nëntë mujore për të çliruar përfundimisht qytetin në korrik 2017.

Mes shumë civilëve të vrarë lufta la pas dëme të mëdha materiale. Shumë irakianëve u është dashur të rindërtojnë vetë mes një krize financiare shumëvjeçare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *