Presidenti Meta dekreton me shpallje dy ligje dhe bën thirrje: Një qeverisje e mirë mund të ndërtohet vetëm përmes statistikave reale dhe transparente









Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të Qeverisë. Një prej tyre është ajo “Për miratimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”.

Kreu i shtetit thekson se një qeverisje e mirë “mund të ndërtohet vetëm përmes statistikave reale dhe transparente”.

ilir meta forto e re

“Programi i Statistikave Zyrtare duhet të përcaktojë strategjinë e zhvillimit të statistikave zyrtare dhe Sistemit Kombëtar Statistikor, për periudhën pesëvjeçare dhe duhet të përmbajë aktivitetet statistikore kryesore, të cilat duhet të kryhen nga prodhuesit e statistikave zyrtare gjatë kësaj periudhe.

Presidenti i Republikës, pavarësisht konstatimit mbi shtrirjen e kufizuar të programit, vlerëson shpalljen e ligjit nr. 30/2022, dhe njëkohësisht gjen rastin t’i bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse t’i kushtojnë vëmendjen e duhur mbledhjes dhe analizës transparente të treguesve statistikorë”, shprehet Presidenti Meta.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si më poshtë:

Ligj nr. 29/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme të zgjeruar për rrugët kulturore, miratuar me rezolutën CM/RES (2013) 66”.

Bërja pjesë e kësaj marrëveshjeje, do të kontribuojë në promovimin e identitetit dhe qytetarisë europiane nëpërmjet njohjes dhe ndërgjegjësimit për trashëgiminë e përbashkët të Europës, dhe zhvillimit të lidhjeve kulturore dhe dialogut brenda Europës, edhe me vende dhe rajone të tjera.
Kjo marrëveshje mundëson një hapësirë të përbashkët kulturore nëpërmjet zhvillimit të rrugëve kulturore që synojnë të nxisin ndërgjegjësimin për trashëgiminë, arsimin, rrjetëzimin, dhe turizmin ndërkufitar cilësor dhe të qëndrueshëm.

Ligj nr. 30/2022 “Për miratimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”.

Programi i Statistikave Zyrtare duhet të përcaktojë strategjinë e zhvillimit të statistikave zyrtare dhe Sistemit Kombëtar Statistikor, për periudhën pesëvjeçare dhe duhet të përmbajë aktivitetet statistikore kryesore, të cilat duhet të kryhen nga prodhuesit e statistikave zyrtare gjatë kësaj periudhe.

Presidenti i Republikës, pavarësisht konstatimit mbi shtrirjen e kufizuar të programit, vlerëson shpalljen e ligjit nr. 30/2022, dhe njëkohësisht gjen rastin t’i bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse t’i kushtojnë vëmendjen e duhur mbledhjes dhe analizës transparente të treguesve statistikorë.

Një qeverisje e mirë mund të ndërtohet vetëm përmes statistikave reale dhe transparente, që duhet të orientojnë politikat shtetërore. INSTAT dhe agjenci të tjera statistikorë kanë përgjegjësinë të publikojnë statistika të besueshme, në mënyrë të pavarur dhe transparente.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *