Presidenti Meta dorëzon në Bibliotekën Kombëtare 12 veprat letrare që iu dhuruan nga arbëreshët: Kanë vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore








Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare dymbëdhjetë vepra të rëndësishme letrare të cilat iu bënë dhuratë gjatë vizitës në bashkësitë arbëreshe të Siçilisë.

ilir meta5

Kreu i shtetit thekson përmes një postimi në facebook, se këto vepra letrare janë me vlera të mëdha historike dhe letrare. Ai shton gjithashtu se duhet bërë mbrojtja dhe promovimi i gjuhës arbëreshe, me qëllim bërjen e saj pjesë të UNESCO-s.

“Me shumë kënaqësi dorëzova në Bibliotekën Kombëtare dymbëdhjetë vepra të rëndësishme letrare me vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore, që m’u bënë dhuratë gjatë vizitës sime në bashkësitë arbëreshe të Siçilisë.

“Apologia Istorica” e At Giorgio Guzzetta, botim i vitit 1722, dy vepra të Zef Skiroit, “Të dheu i huaj” dhe “Canti Sacri delle Colonie Albanesi di Sicilia”, “Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta, botim i vitit 1973 në gjuhën italiane, si dhe studimi kritik nën kujdesin e Profesorit të mirënjohur arbëresh Matteo Mandalà të veprës “E Mbsuame e Krështerë” të Lekë Matranga të vitit 1592, ishin disa nga librat, që prej ditës së sotme u përkasin të gjithë qytetarëve.

Mbrojtja dhe promovimi i gjuhës dhe kulturës arbëreshe, kësaj vlere të përbashkët me Italinë mike, me qëllim bërjen e saj pjesë të UNESCO-s, duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.