Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë një intervistë sot në mbrëmje nga qyteti i Vlorës.
“Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë, ju ftoj të më ndiqni sot LIVE në ora 21:00 në televizionin prestigjoz të Vlorës, ONE TV, në një intervistë përballë dy gazetarëve të nderuar Deni Llanaj dhe Irena Kabello. I hapur për çdo pyetje!”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.
Presidenti Meta është akuzuar shpesh nga kryeministri Rama se viziton fshehurazi këtë qytet, akuza që janë hedhur poshtë në vijimësi nga Presidenti.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al