Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të enjte në “Forumin Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”, që po mbahet në Maltë.
Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit zbulon se në fjalën e tij e vuri theksin tek brishtësia e paqes dhe puna që duhet bërë përditë për ruajtjen e saj.
“Në punimet e “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”, që po zhvillohet në Maltë, ku pata privilegjin të mbaja sot një fjalë nderi theksova se paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet të punojmë për të, çdo sekondë dhe çdo minutë.
Paqja nuk është një dhuratë, por duhet fituar dhe mbrojtur në çdo kohë.
Nëse jemi neglizhentë dhe jo vigjilentë në paqe, një ditë do të zgjohemi në luftë.
Misioni i çdo lideri dhe aspirata e çdo kombi duhet të fokusohet vetëm rreth paqes dhe begatisë”, shkruan Meta në facebook.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al