Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës: Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare










Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

kole berisha

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët.

Presidenti Meta e kujton atë si aktivist të palodhur në shërbim të çështjes kombëtare.

“Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.

Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!

Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim!  Të prehet në paqe” , shkruan Ilir Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *