Presidenti Meta ngushëllon peshëngritësin Pirro Dhima për humbjen e së ëmës: Lutem që shpirti i saj të prehet në paqe








meta 1

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet peshëngritësit shqiptar Pirro Dhima për humbjen e nënës së tij.

Përmes një postimi në Twitter, Meta shkruan se Lefteri Dhima, mund të jetonte kudo por zgjodhi HImarën e mrekullueshme.

Postimi i Ilir Metës:

Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima. Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe.

Ditën e djeshme, nëna e Pirro Dhimës u gjet e pajetë në banesën e saj në Himarë  nga fqinjët e të moshuarës. Sipas policisë, dyshohet se 75-vjeçarja ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

Fqinjët u shprehën se nuk kishin marrë asnjë informacion nga e moshuara prej ditësh, ndaj të shqetësuar thirrën policinë. Panorama.al mëson se e ndjera ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Lexoni edhe: E ëma e peshëngritësit Piro Dhima, 3 ditë e vdekur në oborr. Si krisi marrëdhënia e tyre pas martesës me gazetaren më të madhe në moshë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *