Presidenti Meta paralajmëron konferencë pas Kongresit të PS/ Këshilltari i tij i përgjigjet Veliajt: Pas shpifjeve të programuara nga organizata e inceneratorëve…









Zëdhënësi dhe këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili tha sot se kreu i ri i shtetit duhet të jetë një person “diametralisht i kundërt me Metën që kalon kohë banaqeve gjysmë i dehur duke i shpallur luftë Amerikës”.

meta blushi

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi thotë se Presidenti Meta do të mbajë një konferencë për shtyp pasditen e të shtunës, “pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit”.

“Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi”.

POSTIMI I PLOTE

Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.

reagimi i tedi blushit

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.