Presidenti Meta pret në takim ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba: Faleminderit për mbështetjen në integrimin europian









Është emëruar ambasadori i ri i Spanjës në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ambasadorin Alvaro Renedo Zalba ku i ka paraqitur Letrat Kredenciale për të marrë postin e ri.

ilirmeta

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit i shpreh suksese ambasadorit të ri në misionin e tij diplomatin në Shqipëri teksa thekson intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kreu i Shteti vlerësoi rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.