Presidenti Meta reagon për skandalin me listën e rrogave: Akt kriminal që rrezikon paqen sociale! Agjencitë ligjzbatuese të vihen në lëvizje









‘Akt kriminal’ e quan Presidenti Meta publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, ku përfshihet edhe rroga e tyre në sektorin publik dhe privat.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se publikimi i të dhënave rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari.

ilir-meta

Presidenti Meta i ka bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese që të vihen në lëvizje, të verifikojnë dhe të hetojnë.

Presidenti shprehet se të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari. I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve”, thotë Presidenti Meta.

REAGIMI I PRESIDENTIT

U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari.

I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

SI U PUBLIKUA DATABAZE

Portali “Opinion.al” zbuloi dje se në “WhatsApp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse.

Portali në fjalë raporton se nuk dihet burimi i kësaj liste që posedon, por lista do të publikohet me qëllim ruajtjen e privatësisë së personave në fjalë.

Në listë janë qytetarë të punësuar jo vetëm në sektorin publik por edhe atë privat, të shoqëruar me kartat e tyre të identitetit.

Ndërkohë në lidhje me kete prokuroria e Tiranes ka nisur edhe nje verifikim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *