Presidenti Meta takim me drejtuesit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Ballkani Perëndimor duhet të jetë i orientuar nga perëndimi, ja çfarë duhet të përmbushë Shqipëria








Presidenti Ilir Meta ka pritur në taki drejtues dhe pjesëmarrës të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.

ilirmeta

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit bën të ditur se temë e bisedimeve ishin sfidat e sigurisë dhe rëndësia që aleanca ka për garantimin e paqes në rajon dhe botë.

Presidenti Meta shkruans e Shqipëria ka nevojë të përmbushë të gjitha detyrimet e saj si pjesë anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributet e vendit tonë.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.  Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë.

Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta. Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.