Presidenti Meta, takim përfaqësues të komunitetit Arbëresh: Bisedë e ngrohtë e vëllazërore. Të fuqizojmë lidhjet veçanërisht mes të rinjve në të dy anët e Adriatikut








Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim përfaqësues të komunitetit Arbëresh në Itali.

meta 1

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet thotë se vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
 
Gjithashtu ai thekson nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.
 
Mesazhi i plotë i Metës 
 
Emocion dhe si përherë kënaqësi të takohem me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh. E ngrohtë dhe vëllazërore ishte dhe biseda me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, z.Damiano Baffa.
 
Vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe theksova nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.
 
Trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore Arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *