Presidenti Meta takohet me Richard Grenell: Kënaqësi të kesh në zyrë! Vlerësoj angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ShBA-së








Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-emisarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

meta grenell

Lajmin e ka bërë publik vetë presidenti përmes një postimi në Twitter, ku veç të tjerave, vlerëson angazhimin e diplomatit amerikan në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Shqipërisë.

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan presidenti Meta në Twitter.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *