Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur natyrën për të pushuar këtë javë. Kreu i shtetit ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke takuar një blegtor të ri në Bregun e Zabërzanit.
Ilir Meta thekson se blegtorët e rinj duhen mbështetur më shumë për të ndaluar shpopullim dhe pakësimin e blegtorisë.
“Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme”, shkruan Meta në rrjetet sociale.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al