Presidenti Meta uron homologen e Hungarisë në marrjen e detyrës: Besimplotë se në mandatin e saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve






katlin novakPresidenti Ilir Meta ka uruar në marrjen e detyrës, homologen e Hungarisë  Katalin Novak. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shteti shprehet besimplotë se në mandatin e saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Presidentes së zgjedhur të Hungarisë, Katalin Novak.

Besimplotë se në mandatin e Saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mirënjohje të thellë, për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Hungarisë në procesin jetik euro-atlantik të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *