Presidenti Meta viziton parkun letrar të shkrimtarit arbëresh, Carmine Abate: Veprat e tij dallohen për stilin e veçantë dhe për karakteret e spikatura









Presidenti Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Itali, ka vizituar parkun letrat të dedikuar për një shkrimtar të njohur me origjinë arbëreshe, Carmine Abate.

Kreu i Shtetit shkruan në një postim në Facebook, se shkrimet e Abates, janë vlerësuar me çmime letrar.
Meta shkruan se veprat e Abates mbeten në thelb krijesë e një arbëreshi, i cili trajton kryesisht në veprat e tij problemet e emigrimit.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë të vizitoja në Carfizzi, në vendlindjen e tij, parkun letrar të dedikuar për një nga shkrimtarët më të njohur italianë, me origjinë arbëreshe, Carmine Abate, autor i shumë tregimeve, romaneve dhe eseve mbi temat e emigrantëve dhe takimit mes kulturave të ndryshme. I vlerësuar nga kritika me çmime letrare, romanet e tij të përkthyera në shumë gjuhë, dallohen për stilin e veçantë, për karaktere të spikatura, për rrëfimin realist dhe sidomos për paraqitjen e mendësisë dhe të jetës arbëreshe. Vlen të përmendet se letërsia e Abates mbetet në thelb krijesë e një arbëreshi, i cili trajton kryesisht në veprat e tij problemet e emigrimit, në veçanti largimin e detyruar nga vendlindja për shkak të problemeve ekonomike dhe mungesës së shpresës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.