Presidenti Meta zbulon si e priti vendimin e Kushtetueses: Asnjë lloj emocioni! Nuk më ka shqetësuar, fundin e kam ditur








Presidenti Ilir meta ka zbuluar për emisionin Dekalog, mënyrën si e priti lajmin për mosshkarkimin e tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit theksoi se ishte i bindur që nuk do të shkarkohej, pasi nuk kishte kryer asnjë shkelje të rëndë por as të lehtë të Kushtetutës së Republikës.

ilir meta

“Unë nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për këtë çështje dhe kam pritur të zgjidhej deri në 9 shtator që ishte dhe mandate i legjislaturës së kaluar, në mënyrë që mos ti kalojë legjislaturës së re.

Nuk më ka shqetësuar, pasi fundin e kam ditur. Nuk kam bërë asnjë shkelje të rëndë as të lehtë të kushtetutës. Jam i bindur që ka qenë një proces politik. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë.

Ky ishte hetimi i tretë kundër meje. Një maskaradë politike, një show. Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qenë shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesa ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës”, tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *