Presidenti nënshkruan dekretin, brenda tri viteve në ushtrinë Ukrainase do të rekrutohen 100, 000 trupa

Vazhdojnë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar përgatitjen e një plani për të transformuar ushtrinë ukrainase në një ushtri profesionale.

Ai bëri me dije se do të rekrutohen rreth 100,000 trupa brenda tri viteve. Që nga viti 2014 ushtria e Ukrainës është modernizuar me ndihmën e perëndimit.

Presidenti ukrainas nënshkroi një dekret i cili parashikonte rritjen e ushtrisë, gjithashtu në këtë dekret parashihen edhe rritje pagash dhe përfitime më të mëdha për ushtarakët, ish-luftëtarët dhe të afërmit e tyre.

‘Ky dekret nuk synon të tregojë afrimin e luftës, por synon të sjellë paqe në Ukrainë për të ardhmen’, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.