Presidenti nxjerr dekretin: Të mobilizohet e gjithë ushtria e Ukrainës

23:21 24/02/2022

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka nxjerr pak para mesnatës një dekret ku urdhërohet që të mobilizohet e gjithë ushtria ukrainase.

Sipas këtij dekreti, urdhërohet që të mobilizohen të gjithë rekrutët dhe rezervistët në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Ky vendim i Presidentit të Ukrainës vjen pas bombardimeve të Rusisë. Më herët, Ministria e Brendshme e Ukrainës ndaloi të gjithë burrat e moshave 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi.

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka lëshuar gjatë të enjtes 160 raketa mbi Ukrainë. Më shumë se 50 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Nga të dhënat zyrtare, të paktën 100 mijë qytetarë ukrainas kanë kaluar kufirin dhe janë larguar nga vendi për shkak të sulmeve ruse. Ndërsa shumë të tjerë janë strehuar në metrotë e qyteteve të cilat shërbejnë edhe si strehë e sigurt ndaj bombardimeve të Rusisë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *