“Presidenti po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re brenda opozitës!”- Damian Gjiknuri: Ja çfarë pres nga Komisioni i Reformës Zgjedhore









Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, komentoi qëndrimet e mbajtura dje nga Ilir Meta, duke u shprehur se presidenti si aktor i deklaruar politik po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.

Ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me risitë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri tha se pret që ajo të futet në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar.

PRONONCIMI 

Si i komenton qëndrimet e fundit të Ilir Metës, i cili duket se ka ndryshuar disa herë qëndrim gjatë legjislacionit te tij?

Gjiknuri: Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.

Në 26 nëntor flitet që do bëhet një takim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, cilat janë detajet?

Gjiknuri: Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.

Komisioni i reformës zgjedhore është drejt fundit. Cilat janë risitë?

Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *