Presidenti polak: Nëse Putin përdor armë kimike, NATO mund të ndërhyjë

21:20 13/03/2022

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda në një intervistë për BBC deklaroi se përdorimi i armëve kimike në Ukrainë nga Rusia mund ta shtyjë NATO-n drejt ndërhyrjes ushtarake.

Duda u pyet nga gazetarja Sophie Raworth nëse ai besonte se presidenti rus Vladimir Putin mund të përgatitet të përdorë  armë kimike.

“Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situate kaq  të vështirë”, thotë ai. “Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë”, vijon më tej ai.

I pyetur nëse përdorimi i  armëve kimike mund të nxiste një ndërhyrje të NATO-s, ai thekson se shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë, por nëse Putin merr këtë vendim NATO-s do t’i duhej të ulej në tryezë pasi kjo do të ishte e rrezikshme jo vetëm për kontinentin evropian, por edhe për botën.

Deklaratat e tij vijnë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë dhe se një veprim i tillë do të ishte një krim lufte.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.