Presidenti serb, Vuçiç: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, përfundojnë me qindra të vdekur

Presidenti Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën. Sipas tij, nga konfliktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdekur”.

Vuçiç deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.

“Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato (konfliktet e ngrira), çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe përfundojnë me qindra e qindra të vdekur. Kjo neve nuk na duhet”, -tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Vuçiç, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
“Pozicioni ynë bazohet në respektimin e ligjit publik ndërkombëtar dhe bazave të forta ligjore dhe pozicioni ynë nuk është i lehtë dhe nuk është sekret për askënd në Serbi. Është e qartë se kemi një qëndrim ndryshe ndaj Kosovës, krahasuar me 22 shtete anëtare të BE-së”, tha Vuçiç.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se duhet të shkohet me një veprim të madh të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për anëtarësimin në bllok të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kur shihni numrin e popullatës që e kanë këto vende mbi 10 milion banorë, kjo nuk paraqet ndonjë sfidë për Evropën sikur që do të ishte anëtarësimi i Turqisë e cila negocion tash e 50 vjet. Duket se disa çështje që janë bilaterale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zgjidheshin më lehtë apo do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *