Presidenti turk Erdogan viziton nesër Shqipërinë/ Rriten masat e sigurisë, bllokohen akset e rëndësishme rrugore








Me rastin e vizitës së presidentit turk Recep Tayip Erdogan përgjatë ditës së nesërme do të bllokohen disa akse rrugore. Për të rritur masat e sigurisë, policia ka njoftuar bllokimin e disa prej akseve më të rëndësishme si autostrada Tiranë-Durrës si dhe aksi Vorë-Rinas, që nga ora 11:00 deri në 13:00 të ditës së nesërme.

Ndërkaq, presidenti turk pritet të mbërrijë ditën e nesërme në Shqipëri rreth orës 09:00 teksa ceremonia e pritjes do të zhvillohet në 09:25. Më pas, kreu i shtetit turk do të niset drejt Laçit në një prej shtëpive të rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai do t’u dorëzojë çelësat e banesave, disa prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Më pas, kreu i shtetit turk do të niset drejt Laçit në një prej shtëpive të rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai do t’u dorëzojë çelësat e banesave, disa prej familjeve të prekura nga tërmeti.

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama.

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp  (Vendi: Holli i COD)  

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë – Regji

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

Njoftimi i plotë mbi akset rrugore që do të bllokohen ditën e nesërme: 

Ne lidhje me bllokimet e rrugeve dhe devijimeve per qellime sigurie, ju informojme se me date 17.01.2022, do kete bllokime te levizjes se te gjitha mjeteve ne rruget interurbane dhe urbane, si me poshte vijojne:

Ne rrugen nga aeroporti i Rinasit deri tek Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.
Ne rrugen Vore-Ura e Gjoles dhe anasjellta duke filluar nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.
Ne rrugen Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:00.
Ne rrugen Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
Ne autostraden Durres-Tirane dhe Tirane-Durres duke filluar nga ora 11:00-13:00.
Ne unazen e re dhe vazhdimin e unazes se madhe, duke filluar nga nenkalimi i qendres tregtare Caza Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, ne te dy kahet e saj si ne hyrje dhe dalje nga Tirane, duke dilluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.
Ne unazen e madhe nga mbikalimi i fabrikes se miellit deri tek rrethrrotullimi qe te con ne Sanatorium do kete bllokim te levizjes ne te dy kahet e unazes duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.
Ne rrugen Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe te gjitha rruget e tjera dalese per ne unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do kete gjjthashtu bllokime te levizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.
Ne rrugen e Elbasanit, rrugen 3 vellezerit Kondi, rrugen Arben Broci, rrugen Faik Konica, rrugen Dervish Hima, rrugen Asim Zeneli, rrugen Qamil Guranjaku, rrugen Ismail Qemali, rrugen Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.
Ne Blv. Deshmoret e Kombit, rrugen e Toptaneve, rrugen Xhorxh Ë Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugen Myslym Shyri, rrugen 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri ne oren 16:30.
Ne rrugen e Toptaneve, rrugen Xhorxh Ë Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugen e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri ne oren 18:00.
Gjithashtu nga ora 17:30 deri ne oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet ne hyrje dhe dalje per ne rrugen e Elbasanit, unazen e madhe, rrugen Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.
Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet r subjekteve qe kane parkime te rezervuara ne rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, ne rrugen Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh Ë Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie ne rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *