Presidenti turk kërkoi takim me tre palët e presidencës/ Dodik mbështet nismën: Fati i Bosnjës është në duart e Erdogan, Vuçiç dhe Milanoviç

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik mbështeti iniciativën e presidentit turk dhe atij serb Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiç, të paraqitur më parë nga presidenti kroat Zoran Milanoviç, për të ndërmjetësuar në një marrëveshje mbi mosmarrëveshjet në Bosnjë midis kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve.

Pas takimit të djeshëm mes Erdoganit dhe Vuçiçit në Ankara, presidenti turk tha se kishte vendosur t’i bashkonte tre liderët, atë boshnjak, kroat dhe serb me presidentin serb. Siç raportojnë mediat e Beogradit, bëhet fjalë për një takim me Presidencën trepalëshe të Bosnjës.

“Me këtë takim, ne po ndërmarrim hapa për ta garantuar integritetin territorial të Bosnjës”, tha Erdogan. Dodik e mirëpriti një rezultat të tillë.

“Ata mund të kontribuojnë në dialogun e përfaqësuesve politikë të tre popujve përbërës në Bosnjë dhe zgjidhjen e situatës aktuale. Fati i Bosnjës është në dialogun e politikanëve vendas në plejadën Erdogan, Vuçiç dhe Milanoviç”, tha Dodik.

Sipas tij, ndërhyrja e dikujt tjetër në ngjarjet në Bosnjë nuk do të sjellë asgjë të mirë. Ai përsëriti se Republika Srpska është e vendosur ta respektojë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe dialogun midis përfaqësuesve politikë të tre popujve përbërës në Bosnjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.